Virgjeresha
Virgo Virgjeresha

Jupiteri në shenjën tuaj do të jetë deri në 25 shtator do të dhurojë sukses në punë, në karrierë dhe me përfitime në jetën sentimentale. Do të jeni optimist, i shoqërueshëm me ata që të rrethojnë. Saturni në shenjën e Gaforres do të mbrojë zgjedhjet tuaja, ato të rëndësishmet, të destinuara të zgjasin, të ndryshojnë në mënyrë radikale jetën tënde për mirë.

Dashuria

Rehatia dhe dashuria, mjafton t'i kërkosh. Fillim i mbarë për ty! Marsi në 4 shkurt hyn në shenjën e Torit, raporti fizik dhe pasioni do të përfshijnë plotësisht, pa llogaritur faktin që në 16 Mars Venusi do të të arrijë; erosi do të ndez tërheqjen fizike, ndjenjat do të jetojnë një moment shumë special! Mos u jepni hapësirë keqkuptimeve, dhe do të bëni mirë që të mbani në kontroll xhelozinë tuaj, dhe mos u mbyllni në vetvete. Marsi joharmonik nga 22 marsi deri në 7 maj, do të vendosë në provë të vështirë durimin tuaj. Kujdes me lidhjet e shkurtra dhe klandestine, të cilat mund të shkaktojnë kaos të madh. Nga 8 gushti, Jupiteri do të shkojë tek Gaforrja, dhe Marsi në 11 gusht do të hyjë në shenjën tuaj, këto do të pasohen me përmirësim të situatës sentimentale. Klubi i beqarëve do të rrezikojë të mbyllet.. Nga 23 nëntori në 16 dhjetor, Kupidi në shenjën e akrepit do të bëjë një ftesë të ëmbël dhe nuk do mundesh të shpëtosh nga ndikimi i tij.

Puna

Durim, se gjendja do ndryshojë. Si fillim nuk është i keq. Mërkuri dhe Dielli në shenjën e Bricjapit, janë në pozicion mahnitës me Jupiterin. Do të mundësohen shumë mundësi suksesi dhe arritje në punë, karrierë apo aktivitetin tuaj. Ruani qetësinë, evitoni vendimet e papritura dhe mos shpenzoni vend e pa vend paranë, duke bërë kështu do të jetë e vështirë të gabosh. Në 26 shtator ylli do të shkojë në shenjën e Peshores, por nuk do të të braktisë. Vjeshta do të vazhdojë të jetë pozitive.

Paratë

Paratë nuk do të mjaftojnë asnjëherë. Shpenzime të paparashikuara, që do të bëjnë të shpenzoni si viti që latë pas. Durim, mos u demoralizo. E vërtetë paraja nuk mjafton thuajse asnjëherë, por sidoqoftë edhe pse zhvillimi i përgjithshëm nuk do të jetë premtues, fitimet do të përmirësohen në muajt qendror të vitit, mund të marrësh frymë lirisht.

Shëndeti

Kujdesu më shumë për mënyrën e të ushqyerit. Prezenca e Jupiterit, në shenjë do t'ju bëjë optimist. Ndoshta do t'i marësh me lehtësi disa shqetësime të vogla, apo nuk do të ushqehesh në mënyrë të përshtatshme. Fillimi i Vitit te Ri të gjen në formë, por në fillimet e pranverës, duhet t'i kushtosh vëmendje stresit, që mund të shkaktojë lodhje, dhe shumë tension. Fundi i pranverës do të jetë në favorin tënd. Në muajt veror duhet t'i kushtoni vëmendje mëlçisë. Në vjeshtë do të ndihesh si shkëmb!

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor