Peshqit
Pisces Peshqit

Nëse deri tani nuk keni hasur shumë probleme, tani dhe në vazhdim do të nisë për ju një periudhë e vërtetë prove, në rast se keni një partner në krah. Përsa i përket gjendjes suaj financiare nuk duhet të shqetësoheni.

Dashuria

Nëse deri tani nuk keni hasur shumë probleme, tani dhe në vazhdim do të nisë për ju një periudhë e vërtetë prove, në rast se keni një partner në krah. Prandaj, ka mundësi që të jetë vetë partneri juaj ai që do t'ju vendosë në provë ose do të bëheni pjesë e zënkave më të forta se zakonisht. Është shumë e rëndësishme që të ruani qetësinë dhe t'i jepni mundësi partnerit tuaj që të shpreh mendimin e tij. Në rast të kundërt edhe mund të ndaheni. Për ata që janë vetëm, mund të ndodhë që ndonjë ish- partner t'ju kërkojë, por për asgjë serioze. Analizo mirë prioritete e tua dhe shiko nëse ia vlen të angazhohesh.

Puna

Gjatë pranverës, ndoshta do të të ofrohet mundësia për të punuar në një ndërmarrje më të madhe apo të shkëmbeni eksperienca diku tjetër. Por duhet të bëni kujdes me ato që firmosni, sepse sipas horoskopit ekziston mundësia që t'ju mashtrojnë. Lidhjet me kolegët në punë janë të mira, edhe pse mund të jeni më shumë të hapur dhe jo kaq të distancuar. Në rast të kundërt, mund edhe të ngjallni antipati, sidomos me ata që janë në pozicione më të larta në punë se sa ju.

Paratë

Përsa i përket gjendjes suaj financiare nuk duhet të shqetësoheni, duke qenë se jeni të kënaqur me punën tuaj dhe paguheni mirë.

Shëndeti

Përsa i përket shëndetit për shenjën e peshqve, në 2016, horoskopi dëshiron të këshillojë ata persona të kësaj shenje që nuk janë shumë të kujdesshëm dhe nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të përditshme. Ka mundësi që të sëmureni me grip dhe influenca për të cilat do të nevojitet një kurë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj. Për më shumë, duhet të tregoheni të vëmendshëm gjatë muajve të ftohtë, sepse sistemi juaj imunitar nuk është shumë i fortë gjatë kësaj periudhe. Si pasojë, duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj infeksioneve, pasi në këtë periudhë jeni shumë herë më të dobët.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor