Luani
Leo Luani

Plutoni në shenjën e Shigjetarit mbetet gjithmonë një aleat i mundshëm, që ju lejon të ndërmerrni hapa me rëndësi dhe të konfirmoni superioritetin tuaj në lindhje me të tjerët. Nga 26 shtatori, edhe Jupiteri do të pozicionohet në favorin tuaj. Do të ofrohen mundësi të reja profesionale dhe sukses në dashuri, si dhe në fushën ekonomike. Neptuni, në të kundërt, do të vazhdojë t'ju bëhet pengesë nga shenja e Ujorit, të ndryshoni letrat në tavolinë nuk do të jetë gjithmonë e lehtë. Duhet të përveshësh mëngët për t'ia dalë mbanë.

Dashuria

Venusi në muajin shkurt do të hyjë në shenjën e Dashit dhe do ta bëjë të pëlqyeshme jetën në çift. Mirëkuptimi, pasioni dhe ndjenjat nuk do të mungojnë. Zemrat e lira do të kenë mundësi të realizojnë një takim që mund të ndryshojë në mënyrë pozitive jetën tuaj sentimentale. Përfito nga kjo periudhë nëse do të sqarosh atë që nuk funksionon midis teje dhe partnerit tënd. Ngjarja më me rëndësi do të ndodhë në 4 prill, Perëndesha e Dashurisë do të hyjë në shenjën e Binjakëve dhe do të qëndrojë deri më 7 gusht. Nga 7 shtatori deri më 3 tetor, do të kesh mundësi të forcosh lidhjen me gjysmën tënde. Lajmet e mira nuk mbarojnë këtu. Venusi nga 30 tetori deri më 22 nëntor, në shenjën e Peshores do të ofrojë mbrojtje, që do të shtohet edhe më shumë nga 17 dhjetori e në vazhdim. Shumë do të mund të ndryshojnë statusin si “single” dhe të tjerë do mund të përkëdhelin pasardhësin e tyre.

Puna

Janari të gjen të pozicionuar mirë në punë, dëshira për të punuar nuk ju mungon, Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj deri më 14 janar. Marsi, në të kundërt, do të jetë armiqësor nga 4 shkurti dhe në vazhdim, do të bëni mirë të frenoni dëshirën për të luajtur dhe për të bërë investime të mëdha. Kujto që Neptuni i pozicionuar në të kundërt mund t'ju shkaktojë periudha jo të mira. Mundësi të mira në punë do të keni midis 22 marsit dhe 7 majit. Marsi, do t'ju ndihmojë për të rritur fitimet. Mërkuri më 5 korrik do të hyjë në shenjë dhe do të arrijë Marsin. Ky “duet” do të të vijë në ndihmë, nëse dëshironi të provoni strategji të reja në punë, dhe iniciativa që do të japin fitime të tjera plus. Vjeshta dhe fillimi i dimrit nuk do të jenë të qetë, do të fillojnë pengesat në rrugëtimin tuaj.

Paratë

Nuk do të keni probleme. Situata financiare duket e qetë. Jupiteri në fushën tuaj të dytë astrologjike ju mbështet prej kohësh, dhe deri më 25 shtator, do të jetë bujar. Duhet të frenoni dëshirën për të shpenzuar me tepri. Muajt veror do të jenë ndoshta më të mirët, më premtuesit, ata që do të sigurojnë më shumë qetësi ekonomike. Pushime në një hotel me 5 yje apo automjete luksi? Përse jo! Për shumë të kësaj shenje do të jenë ëndrra të realizueshme.

Shëndeti

Do të jeni në formë të mirë. Një shëndet i mirë do t'ju shoqërojë për pjesën më të madhe të vitit. Do të jeni plot grint dhe energji, mund të përballoni provat e përditshmërisë me vendosmëri. Vera do të jetë periudha jote më e mirë. Në vjeshtë mund të shfaqen shenja stresi, pagjumësie dhe dobësie muskulore.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor