Demi
Taurus Demi

Energjia e Uranit, do t'ju stimulojë të vazhdoni të kërkoni rrugë të reja, mundësi të tjera për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë atë që jeta do të propozojë. Forca e Saturnit do t'ju inkurajojë që të qëndroni të fortë, dhe të jeni i qëndrueshëm në zgjedhjet tuaja, duke u treguar atyre që të rrethojnë se ke cilësitë e duhura për t'ia dalë mbanë. Por kjo nuk është e gjitha, do të keni mbështetje të konsiderueshme edhe nga Jupiteri! Ylli tranzit në shenjën e Virgjëreshës do të formojë një harmoni të mrekullueshme me shenjën tuaj, deri në 25 shtator do të të ofrojë mbështetjen e tij, të gjithë ndihmën për të sistemuar në mënyrën më të mirë, atë që ende nuk funksionon në jetën tënde. Puna, paratë dhe sfera e ndjenjave do të gjejnë rrugën e duhur. Mirëqenia psikofizike, nuk do të mungojë. Neptuni në shenjën e ujorit do të jetë gjithmonë armiqësor. Disa shqetësime, apo dëshira për të ndryshuar që nuk do të favorizohen krejtësisht.

Dashuria

Do të vijë, ki besim se do të vijë... Viti nis me ndikimin e Venusit në shenjën e akuariumit...Mos u demoralizoni, por shikoni përpara. Pranvera nuk është kaq larg! Venusi në mars do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj emocionale, duke përmirësuar situatën tuaj. Do të lindin mundësi të reja për zemrat e lira dhe jo vetëm. Harmonia do të kthehet të lulëzojë në ato lidhje në të cilat mirëkuptimi dhe tërheqja ishin një kujtim i të shkuarës! Erosi do të jetë i fuqishëm, Marsi në shenjën tuaj nga fillimi i 21 marsit do të ndezë pasionin, dhe nuk do të njohësh rival. Vera do të dhurojë shanse të reja dashurie prej “një mijë e një netëve”... flirte, dhe tërheqje që do të rindezin zemrën tënde. Për shumë do të jetë fillimi i një historie të rëndësishme dashurie. Në vjeshtë mund të ndërtosh një histori të rëndësishme, me delfin e ëndrrave tuaja. Do të ndiheni mirë të ëndërroni dhe të vendosni së bashku hapat që do të ndërmerrni për të ardhmen tuaj të përbashkët. Dialogu, tërheqja dhe mirëkuptimi do t'ju ndihmojnë të menaxhoni jetën tuaj. Thuajse çdo gjë do të shkoj më së miri. Marsi dhe Venusi do të duan t'ju vënë në provë. Marsi nga 12 nëntori e deri në 25 dhjetor dhe Venusi nga 23 nëntori në 16 dhjetor, do të jenë armiqësor, duke ju ngjallur dyshime dhe pasiguri në lidhje me historinë që do të jetoni. Mos bini në kurthin e tyre dhe do ta jetoni fundin e vitit 2016 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Puna

Do të fillosh menjëherë në një situatë shumë të favorshme. Në janar, do të ndikojë pozitivisht ndikimi i Mërkurit në shenjën e Bricjapit. Shkurt, do të vijnë mundësi të mira të cilat do të dish t'i shfrytëzosh. Do të marrin jetë realizime të reja, projekte fitimprurëse që do të përmirësojnë imazhin dhe gjendjen tënde ekonomike. Muajt e parë të vitit do të jenë pozitivë, aftësia juaj do t'ju sjellë sukses. Yjet do t'ju udhëheqin mirë, do të ndihesh i kënaqur dhe i realizuar, dhe e ardhmja nuk do të të trembë. Gjatë pranverës do të jesh shumë i angazhuar, por i shpërblyer. Mërkuri nga 17 maji në 5 qershor premton arritje dhe sukses. Në shtator shfrytëzo në maksimum okazionet që Merkuri dhe Jupiteri në shenjën e Virgjëreshës do të të shërbejnë në pjatë të argjendtë. Kujtohu se do të jesh shumë i mbrojtur nga “yjet”, kështu që do të jetë e vështirë të bësh gabime apo të ndërmarrësh hapa jo të vërtetë. Në 26 shtator Jupiteri të falënderon dhe të përshëndet pasi do të hyjë në shenjën e Peshores.

Paratë

Do t'i kesh shpatullat të mbuluara. Në parim, bilanci i llogarisë suaj bankare do të jetë në rritje. Perspektiva shumë të mira në lidhje me punën, të cilat do të sigurojnë të ardhura të bollshme, pa llogaritur që “fati” mund të mbjellë në rrugën tënde edhe disa mundësi të mira dhe të papritura. Në muajt e parë të vitit do të vini re rritje financiare të lehta ndërsa në pranverë do të jesh mëse i kënaqur për situatën ekonomike të arritur. Nga 11 gushti deri në 26 shtator do të ndihesh si mbret.

Shëndeti

Shëndeti do të ecë mirë. Në shkurt-mars do të ndihesh i fortë, dinjitoz dhe i shkathët. Një rënie e lehtë, apo lodhje që mund të ndihet në pranverë, por s'duhet të shqetësoheni, pushimet verore do t'ju japin energjinë e munguar. Në vjeshtë do të jesh në formë të shkëlqyer, për të përballuar më së miri çdo situatë të mundshme.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor