Dashi
Aries Dashi

Saturni, do të shkaktojë vështirësi në rrugën tënde, nuk do të jetë e lehtë të arrish objektivin dhe qëllimet që i ke caktuar vetes. Planeti do të vendos në diskutim raportet familjare, çështjet që lidhen me shtëpinë, apo pasurinë... Është e kotë ta mohosh faktin që do të ndihesh shpesh i pakënaqur, i paplotësuar, melankolik dhe me ndjesinë e të qenurit në vendin e gabuar. Mëso të reagosh, nëse do të kundërshtosh ndikimet e yjeve. Jupiteri, në 26 dhjetor do të bëhet armiqësor: do të bësh mirë të llogaritësh nismat e tua, ndryshimet që duhet të ndërmarrësh në familje apo punë. Ndikimi që Plutoni do të ketë në shenjën e Shigjetarit do të jetë në favorin tuaj, po ashtu edhe Neptuni tek ujori, “dueti” do të jetë i vlefshëm për të shpënë përpara projekte dhe zgjidhje të reja për ty, për imazhin tënd.

Dashuria

Muajt e ftohtë nuk do të jenë në favorin tënd, por mos u frikëso: Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj nga 9 shkurti, do të sjellë një periudhë më të mirë... pranvera, pastaj, do të sjellë ndryshime rrënjësore në aspektin e dashurisë. Në periudhën e 4 prillit e deri në 7 gusht pozicioni i yjeve nuk do të ndryshojë. Gjatë kësaj periudhe, lidhjet, dashuritë dhe argëtimet, nuk do të mungojnë... Do të bësh njohje të reja dhe, ditë pas dite me kalimin e kohës, do të gjesh qetësinë dhe humorin e mirë. Simpatia që do të burojë prej teje do të jetë ngjitëse dhe në avantazhin tuaj: do të shërbejë për të fituar pikë të reja. Saturni armiqësor, premton të nxisë përçarje në lidhjet e venitura nga koha... dhe në shumë raste do të arrijë të “krijojë një të çarë”, por mos u mërzit; ndoshta do të jetë në favorin tuaj të shkëputeni nga një lidhje, histori e kaluar që është zbehur me kohën. Yjet janë kërkues dhe dëshirojnë që ju të jeni i përmbajtur. Nuk u pëlqejnë ndryshimet e “damave apo të kavalierëve”, por preferon stabilitet të raporteve, dhe vazhdimësi në kohë. Tregohu konstruktiv; janë të ndaluara flirtet, pasionet e çastit apo histori jo të qarta! Erosi do të mbështetet nga Plutoni në favor të shenjës suaj. Do të jeni mjaft energjik, mirëpo kujtohuni se raporti fizik nuk do të mjaftojë për të mbajtur gjallë ndjenjat. Të ngadaltëve dhe harraqëve, Venusi u kujton që nga 7 shtatori e deri në 3 tetor, do të jetë ende e mundur të bëni një “njohje të zjarrtë”. Jupiteri nga 26 shtatori do të jetë armiqësor dhe nuk do të favorizojë takime të mëdha!

Puna

Dy muajt e parë nuk do të jenë shumë të përshtatshme. Dëshira për të bërë hapa përpara do të jetë e madhe, por mundësitë për t'ia dalë mbanë, nuk do të jenë shumë të favorshme. Diçka do të përmirësojë qiellin tuaj në gjysmën e marsit. Mërkuri në shenjën tuaj do të ndihmojë të kuptosh se cila është rruga më e mirë për të ndjekur, do të sugjerojë lëvizjet e duhura për të përmirësuar gjendjen tënde, mirëpo vetëm në verë do arrish të jetosh me më shumë sadisfaksion dhe optimizëm punën tënde.

Ndikimi i Jupiterit deri në 1 qershor nuk do të favorizojë ndryshimet profesionale, aq më shumë përmirësimet ekonomike. Shfrytëzo në maksimum muajin e korrikut, do të jenë ditë favorizuese. Vjeshta do të sjellë momente reflektimi. Jupiteri armiqësor nuk do të lehtësojë rrugëtimin tuaj profesional, nuk do të ndihmojë të marrësh vendime, apo të bësh zgjedhje. Duhet të kontrolloni veten, ta pranoni gjendjen tuaj dhe të përpiqeni të bëni përpara, duke marrë në konsideratë edhe mendimet e atyre që ju rrethojnë.

Paratë

Jini të duruar... Ky nuk do të jetë sigurisht një vit i mirë për financat tuaja, por me një menaxhim të kujdesshëm mund t'ia dalësh mbanë! Mundohuni të jeni kursimtar. Puno dhe bëj si milingona, pranvera dhe vera do të bëjnë që të ketë një rritje të lehtë në llogarinë tuaja, as në dhjetor nuk mund të ankoheni.

Shëndeti

Do të jesh mirë... Fillimi i vitit do të jetë shumë i mirë për shëndetin tuaj. Marsi në shenjë do t'ju bëjë të jeni më energjik për të filluar Vitin e Ri! Pranvera do të të gjejë në formë të shkëlqyer fizike dhe erotike. Vera do të dhurojë një ngarkesë energjie dhe mirëqenie për të konsumuar në muajt në vazhdim.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor