Bricjapi
Capricorn Bricjapi

Yjet nënvizojnë që gjatë vitit 2016, mund të drejtosh me shumë zgjuarsi, synimet ambicioze që do të arrish. Urani në shenjën e peshqve premton ndryshime të rëndësishme në punë dhe miqësi.

Dashuria

Për vitin 2016, planeti i dashurisë dhe i situatave romantike është në shenjën tuaj, deri më 4 janar dhe nga 29 janari deri më 21 shkurt inkurajon lindjen e flirteve të reja dhe miqësive të ngrohta në shenjën e peshqve. Nga 18 marsi deri në 12 prill, mban në këmbë pasionin midis çifteve, por mbron dhe lidhjet klandestine nga shenja e demit. Nga 9 maj deri më 5 qershor, Venusi do të jetë kundër. Nga shenja e akrepit nuk i lehtëson marrëdhëniet në raportet familjare. Në shtator Marsi do t'ju krijoi pengesa dhe deri në dhjetor nuk do të ndryshoi qëndrim. Për fat, Venusi vihet në lëvizje dhe nga 9 tetori deri më 8 nëntor, nga shenja e Virgjëreshës premton t'i lehtësojë goditjet e Marsit. Në dhjetor perëndesha e dashurisë do të kalojë tek akrepi. Për ju do të favorizohen takime të reja për beqarët dhe guximtarët. Dialogu i dashurisë do të shkëlqejë.

Puna

Të tentoni nuk ju kushton asgjë. Gjatë vitit të shkuar keni bërë shumë përpjekje për të fituar stabilitet në punë. Në janar Mërkuri dhe Venusi janë në shenjën tuaj, kjo do të thotë që do t'ju hapen mundësi të reja në puna. Venusi nga 29 janari e deri në 21 shkurt shkon tek Peshqit dhe Mërkuri do ta ndjek nga 3 deri në 27 shkurt: priten zhvendosje në punë dhe kontaktet e reja do t'ju bëjnë të shpresoni. Kini parasysh që Marsi, nga 17 janar e deri më 26 shkurt do të jetë në shenjën tuaj, dhe askush nuk të ndalon më? As konkurrenca më luftarake. Mërkuri nga 28 shkurti e deri në 18 mars rikthehet në shenjën e ujorit për të favorizuar bilancin ekonomik. Më 28 prill Mërkuri do të jetë në shenjën e Demit dhe deri më 11 maj do të jesh plot ide që do të vendosësh në praktik nga 12 deri më 29 maj. Nga 30 maji e deri më 4 gusht klima nuk do të jetë favorizuese, dhe do të vijë duke u përmirësuar nga 20 gushti e deri në 5 shtator, kur Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës takon Saturnin. Më tetor Mërkuri do të lejojë të bëni zgjedhje të reja me partnerë pune të tjerë. Jupiteri do t'ju favorizojë gjatë gjithë vitit dhe në dhjetor do të konfirmojë rolin e tij.

Paratë

Një vit që premton. Është e mundur që angazhimet që keni marrë, të jenë më të vështira nga sa i mendonit, është e mundshme që gjatë vitit t'ju duhet të përballeni me vështirësi. Situata do të jetë e përballueshme dhe jo shqetësuese. Në verë situata është premtuese përsa i përket parasë, dhe në vjeshtë do t'i keni shpatullat e mbrojtura.

Shëndeti

Bëni më shumë lëvizje Do të kërkoni të jeni në një formë të mirë fizike, prandaj duhet të merrni parasysh sportin dhe të angazhoheni në një nga disiplinat e tij. Gjatë vitit 2016 duhet të jeni energjik, i lehtë dhe në lëvizje pasi puna ju lodh dhe streson.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor