Akrepi
Scorpio Akrepi

Duhet ta konsideroni vitin 2016 si një vit në të cilin duhet të konsolidoni shumë projekte të lëna pezull, situatat e favorshme të Vitit të Ri nuk do të mungojnë. Jupiteri dhe Plutoni inkurajojnë si punën ashtu edhe të fitimet ekonomike. Urani në shenjën e peshqve është bujar dhe premton ndryshime shumë pozitive. Saturni në shenjën e Luanit vendos në provë aftësitë e tua dhe mund të pengojë përparimin tënd nëse je në karrierë, por duke filluar nga shtatori yjet do të ndihmojnë të krijoni raporte shoqërore me njerëz të rëndësishëm. Neptuni krijon një gjendje tensioni përsa i përket raporteve familjare dhe gjysmës tënde. Duhet të ndiqni me kujdes zhvillimin e projekteve të punës dhe të keni besim te Jupiteri, i cili qysh prej vitit të shkuar, të ka dhënë një dorë për t'i dhënë jetë të ardhmes e punës tënde, të aktivitetit tënd.

Dashuria

Vëmendja jote do të jetë e përqendruar te situatat që lidhen me mirëqenien, dhe të jetuarit më mirë dashurinë. 2016 vjen me rënie, por Venusi nuk do të lëshojë pe. Nga 5 janari deri më 28 janari duhet të sqarosh atë që nuk shkon mirë në familje. Duhet të impenjohesh nëse dëshiron të jetosh kënaqësitë e Eros-it: nga 29 janari më 21 shkurt Perëndesha e Dashurisë do të kapërcejë fushën e 5-të.

Duhet të marrësh forca nga data 18 mars dhe 12 prill pasi planeti është kundër, ndjenjat me personin e zemrës do të zbehen dhe do të dalin në pah mosmarrëveshje. Kupidi do bëhet përsëri aleat nga 9 maji deri më 5 qershor, nga shenja e gaforres premtohet harmoni në sferën e dashurisë dhe takime intriguese për beqarët.

Por gjërat do të ndryshojnë, Venusi më 6 qershor do të hyjë në shenjën e Luanit dhe deri më 14 korrik nuk do të mbështesë raportet familjare. Shmang rëniet “kokë e këmbë” në dashuri, pasi Saturni nuk do të luajë lojën tënde. Pas një kalimi të shpejtë në shenjën e Virgjëreshës, që premton takime dashurie për beqarët dhe guximtarët, ditën e 10-të gushtit kthehet Luani dhe deri më 8 tetor do të vendosë mirëkuptim me familjarët e t'u. Nga fundi i shtatorit deri në dhjetor do mund të vendosësh në vijë punët përsa i përket lidhjes suaj, Marsi do të inkurajojë erosin dhe tërheqjet fizike. Në dhjetor do të jesh në qiellin e shtatë, Venusi nga 6 deri në 30 do të dhurojë dashuri dhe takime emocionuese për të festuar fundin e 2016-ës në mënyrën më të mirë.

Puna

Aspekti profesional në 2016 premton ndryshime të jashtëzakonshme. Mërkuri në shenjën e Bricjapit deri në 15 janar, do të nxisë njohje të reja profesionale, dhe do të mbështesë lëvizjet në punë, gjithashtu do t'ju vijë në ndihmë studentëve për në provat shkollore që duhet të kapërcejnë. Gjatë muajit shkurt priten të realizohen marrëveshje të rëndësishme, dhe do të rregullojë gjendjen financiare të ndonjë aktiviteti të mundshëm. Dita e 28 shkurtit nuk do të jetë shumë favorizuese, mirëpo më 19 mars e deri më 10 prill do të shkojë çdo gjë vaj. Edhe Marsi nuk do të ju lërë në harresë. Më 7 prill do të hyjë në shenjën e Peshqve, do të nxisë kreativitetin dhe zhvillimin ekonomik me sukses deri më 15 maj, nga 29 shatori e deri në fund të dhjetorit do të kalojë në shenjën e Bricjapit, duke ndikuar pozitivisht në shenjën tënde.

Paratë

Ky mund të jetë një vit vendimtar! Jupiteri të dhuron gjithë kujdesin e tij, duke inkurajuar shtimin e fitimeve, investime të mira dhe ndërmarrjet të sigurojnë një rol të rëndësishëm. Për rëniet e mundshme që mund të shkaktohen nga Saturni nga shtatori në vazhdim do të mendojnë Plutoni dhe Urani duke vendosur ekuilibër. Për fat keni dhe dy aleat të tjerë; Mërkuri dhe Marsi.

Shëndeti

Jeni përballë një viti gjatë të cilit keni shumë gjëra për të bërë, mbështetja e planetëve ju lë të shpresoni, por nuk duhet ta sforconi veten. Venusi do të jetë armiqësor, çka nuk do t'ju ndihmojë edhe pse Mërkuri dhe Marsi do të jenë aleatët e t'u për muaj. Kujdesuni për mënyrën e të ushqyerit dhe kryeni kontrolle shëndetësore në mënyrë të rregullt. Marsi do të mbështesë energjinë tuaj, por mos jini i pakujdesshëm dhe i nxituar, evito sportet ekstreme.

Më në thellësi të shenjës tuaj!
Shenja: Karakteristika
Koha: Ditore
Viti 2016: Horoskopi Vjetor