Dashi
Aries Dashi
Keni një personalitet shumë dinamik. Çdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndejtur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane të reja, shpejtoni që sa më shpejt të filloni me realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesimi juaj është çdo herë i lartë. Rreziqet i pranoni me një entuziazëm më të madh.

Edhe pse ndonjëherë ka mundesi të ndiheni të pasigurt, askush nuk mund t'a kuptojë atë. Ju nuk mund të qëndroni indiferent ndaj gjërave të cilat përmbajnë kënaqësi, sidomos ndaj atyre që përmbajnë aventurë. Zakonisht flitni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që ata të kenë mendim pozitiv për ju.

Marrëdhëniet e Dashit me shenjat e tjera:

Dashi & Dashi: Kjo mund të jetë lidhje e fuqishme emocionale, mirëpo të dy palët dëshirojnë të jenë 'kryesori'.
Dashi & Demi: Dashi shumë shpejt lodhet nga lidhja me Demin. Mirëpo varesia ndërmjet të dy palëve është e madhe.
Dashi & Binjakët: Ky është një çift i mrrekullueshëm, sepse të dy palët u kënaqen gjërave të reja dhe komunikimit.
Dashi & Gaforrja: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurtë, mirëpo shumë shpejtë kalon vetëm në kujtim të thjeshtë.
Dashi & Luani: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund të jetë një kombinim i mrekullueshëm.
Dashi & Virgjëresha: Mosmarrëveshje të mëdha, është mirë që tëmos realizohet ky kombinim.
Dashi & Peshorja: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.
Dashi & Shigjetari: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.
Dashi & Bricjapi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta.
Dashi & Ujori: Me mirëkuptim të vogël, ky është një kombinim që premton shumë.
Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë i përgjigjet nevojave të palës tjetër.

Si të joshni shenjën e Dashit?

Për të bërë
- Tërhiq vëmendjen e tij duke e parë në sy.
- Ji i gatshëm të bësh çdo gjë, që nga një takim ne mesnatë në plazh dhe deri tek sportet ekstreme.
- Tregohu i fortë. Një Dash do të të habisë gjithmonë, pavarësisht nga ajo që ti pret.
- Çdo ditë është një aventurë e ndryshme.
- Ji gati të përballesh me një tip energjik por në të njëjtën kohë edhe romantik.
- Ji kurajoz. Dashi e vlerëson shpirtin e iniciativës dhe shpirtin e pavarësisë.
- Ji krenar për shpirtin e tij të pandalshëm.
- Mëso të relaksohesh dhe të dëfrehesh pasi do të të ngatërrojë në një rrjetë pasioni.

Për të mos bërë
- Mos u mundoni ta lidhni shumë me veten tuaj pasi do të marrë vendime shumë të shpejta për të ruajtur lirine e tij.
- Nuk duhet të jeni shumë kritike me të apo me miqtë e tij.
- Nuk duhet t'i mbani inat.
- Nuk duhet të kërkoni të tërhiqni shumë vëmendje nga ai duke flirtuar me të tjerët apo duke folur për ish të dashurit. Këto gjëra nuk funksionojnë me një Dash i cili preferon që ta braktisesh të shkuarën dhe të mendosh vetëm për të tashmen.
- Nuk duhet të vendosësh që nuk je në humorin e duhur pasi e ke tërhequr në krahët e tua. Do të mendojë që nuk e do më edhe pse mund të jetë e kundërta.
- Mos u mundoni të ftohni shpirtin e tij. Partneri, ashtu si edhe lidhja do të plagosen.

Karakteristikat e Dashit:

Numrat me fat: 1, 10 ,19, 28, 37, 46, 55
Elementi: Zjarri
Planeti: Marsi
Ngjyra: E kuqe
Lulja: Barbarozë
Kafsha: Delja
Shteti: Anglia
Hekuri: Çeliku
Guri i Lindjes: Diamanti

Me ne thellesi te shenjes tuaj !
Shenja:
Koha:
Viti 2014: