Binjaket
Gemini Binjaket
Të jesh në shenjën 'Binjakët', do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashterrshëm i ideve të reja. Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju, të kalojnë pa i vërejtur. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t'i bëni.

Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njejtën kohë, ku përfshihen hobite e ndryshme, dashnorët dhe karrierat. Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e E-mail-ave, janë mënyrat më të mira dhe më të përdorura kur doni të jeni në kontakte me të tjerët. Zakonisht hasni në probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t'i shihni faktet, para se të reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjerëve që nuk janë të shpejt sikurse ju, është një mangësi e juaja.

Marrëdhëniet e Binjakëve me shenjat e tjera:

Binjakët & Dashi: Ky është një çift i mrekullueshëm, për arsye se të dy palët u kënaqen gjërave të reja dhe komunikimit.
Binjakët & Demi: Të dy janë të varur prej njëri tjetrit, që tregon se ky kombinim mund të jetë i suksesshëm.
Binjakët & Binjakët: Të dy janë të interesuar gati në të gjitha gjërat. Nuk lodhen nga njëri tjetri. Kombinim i mirë.
Binjakët & Gaforrja: Këta të dy mund vetëm të dëshprohen nga njëri tjetri. Asgjë më, e mirë dhe e lumtur.
Binjakët & Luani: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për të dy, prandaj kjo është një ide e mirë.
Binjakët & Virgjëresha: Interesat e përbashkëta do t'i bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me Virgjëreshën.
Binjakët & Peshorja: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përpthem me idetë e njëri tjetrit, gjë që e ben këtë një lidhje te qendrueshme.
Binjakët & Akrepi: çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.
Binjakët & Shigjetari: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, por mbaron në të njejtën mënyrë.
Binjakët & Bricjapi: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë.
Binjakët & Ujori: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t'i ndajë.
Binjakët & Peshqit: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha.

Si të joshni shenjën e Binjakëve?

Për të bërë
- Mësoni të vlerësoni flirtet.
- Jini fleksibël dhe të hapur, pasi Binjakët duan të luajnë dhe ndoshta ju nuk do të jeni partneri i vetëm.
- Ji tërheqës dhe gjthmonë pak rrëshkitës, pasi Binjakët adhurojnë gjuetinë.
- Ji i mirë informuar mbi gjithçka pasi Binjakët janë dëgjues shumë të mirë.
- Ji elokuent në të folur pasi do të të përfshijë në biseda tërheqëse.
- Përdor mendjen dhe trupin tënd në dashuri, pasi një Binjak do ju përgjigjet dyfish nëse do të dini të stimuloni edhe mendjen e tij.
- Jepini lirinë për të cilën ka nevojë. Do të ndihmojë të vlerësosh çdo gjë që të ofron jeta.
- Ji i gëzueshëm pasi nëse je i mërzitshëm Binjaku do të avullojë sa të hapësh e të mbyllësh sytë.

Për të mos bërë
- Mos e pengoni të flirtojë pasi është një person shumë i shoqërueshëm dhe nuk do të kuptojë se pse do të ndrydhësh instiktet e tij.
- Mos bëj gabimin që të mos jesh një dëgjues i mirë me ta, ai mërzitet shpejt dhe mund të mos dojë ta shtyjë bisedën për më vonë.
- Mos u sill në mënyrë shumë tradicionale, duhet të mësohesh edhe më të papritura.
- Mos u sill si shumë i habitur në disa rrethana, pasi ndonjëherë mund të sjellë letra për të luajtur, djathë dhe biskota në krevat.
- Mos u mundo ta lidhësh shumë me veten një të shenjës së Binjakëve, pasi do të arratiset nga ty shumë shpejt.

Karakteristikat e Binjakëve:

Numrat me fat: 3, 12, 21, 30, 48, 47
Elementi: Ajri
Planeti: Merkuri
Ngjyra: E verdha
Lulja: Zambaku
Kafsha: Flutura
Shteti: SHBA
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Agati

Me ne thellesi te shenjes tuaj !
Shenja:
Koha:
Viti 2014: